Messi pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por legjenda e PSG-së tregon se argjentinasin e pret një befasi e pakëndshme

Futboll

Messi pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por legjenda e PSG-së tregon se argjentinasin e pret një befasi e pakëndshme

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:14
Lionel Messi

Lionel Messi mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 këtë vit me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Falë rregullit që lejon grumbullimin e tre lojtarëve mbi 23 vjeç, kapiteni i Argjentinës mund të jetë protagonist në ‘Paris 2024’ dhe së bashku me të edhe Angel Di Maria dhe Emiliano Martinez.

Megjithatë Messi në Paris nuk do të pritet aspak mirë dhe këtë e ka konfirmuar legjenda e Paris Saint Germain, Jerome Rothen.

Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Francës ka thënë se Messi ka goditur parisienët pas largimit nga Parc de Princes dhe ai do të përkujdeset për ta vërshëllyer gjeniun argjentinas.

“Disa e kanë kujtesën e shkurtër. Messi e ka kritikuar PSG-në, Francën, Parisin që kur u largua. Të gjithë francezët e respektuan Messin kur erdhi këtu. Respekti duhet të jetë reciprok. Në fakt, nuk ka qenë kurrë kështu. Kur u largua, goditi PSG-në”.

“Paraqitjet e tij nuk ishin kurrë në nivel. Nënshkroi me PSG-në për të shkëlqyer në Kupën e Botës. Ai ishte inteligjent, e shfrytëzoi komoditetin në Paris dhe fitoi Kupën e Botës”, tha Rothen për RMC.

Tutje ish-anësori francez tha se do të përkujdesët që tifozët ta vërshëllejnë Messin gjatë Lojërave Olimpike nëse argjentinasi vendos të marrë pjesë me Kombëtaren e tij.

“Unë, si parisien dhe francez, nëse e shoh përsëri këtu me Argjentinën… Do të kërkoj që të vërshëllehet. Nuk po them se duhet të jemi të dhunshëm, por ta vërshëllejmë kur të dalë në fushë”.

“Kjo për t’i treguar se jemi shumë të pakënaqur me imazhin që ka dhënë për PSG-në, Parisin dhe Francën. Le ta dijë se nuk do ta presim me tapet të kuq”, tha Rothen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat