Vëllai i vogël i Jude pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë verës

Futboll

Vëllai i vogël i Jude pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë verës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Jobe Bellingham

Jude Bellingham është lojtari i momentit në top pesë ligat evropiane, pasi ai ka nisur shkëlqimin qysh në vitin e tij të parë te Real Madrid.

Megjithatë jo vetëm mesfushori anglez, por edhe vëllai i tij më i vogël Jobe e ka nisur për mrekulli aventurën te klubi i tij i ri Sunderland pas transferimit nga Birmingham City.

Lazio u interesuar për transferimin e tij në janar, por mesfushori ofensivë refuzoi kalimin në kryeqytetin italian.

Por në Angli janë të bindur se ashtu si vëllai i madh edhe Jobe Bellingham në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë.

18-vjeçari ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me pesë gola e një asistim në 31 ndeshje me fanellën e Sunderland, duke zgjuar interesimin e top klubeve angleze.

Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë duke monitoruar situatën e tij dhe janë të gatshme ta transferojnë lojtarin e talentuar në verë.

Megjithatë ecurinë e Jobe Bellingham po e përcjellin edhe Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Sunderland është gati ta shes xhevahirin e tyre nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro dhe Jobe duket i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat