Mehmeti: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Futboll

Mehmeti: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:07
Dritan Mehmeti

Dinamo u ndal në Laç në një barazim 1-1 me kurbinasit në javën e 24-të të kampionatit.

Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti u shpreh se skuadra e tij kishte mundësinë për ta mbyllur sfidën, por që barazimi ishte rezultati më i drejtë.

“Skuadra tregoi forcë karakteri, sepse dihet që Laçi ka një skuadër shumë të mirë, me elementë shumë të mirë. Normalisht është një fushë e vështirë. Ne fillimin e lojës duhet ta nisnim më mirë.

Ndërrova dhe pozicionin e Zabërgjës me Denisonin, sepse nuk po arrinim të zotëronim topin në mesfushë.

Megjithatë e kisha përgatitur skuadrën që t’i jepja epërsi territoriale kundërshtarit. Siç mund ta fitonte Laçi, mund ta fitonim dhe ne. Normalisht të vjen keq, sepse kur je në avantazh do të shkosh te goli i dytë, por rezultati më i mirë është barazimi.

Është dhe vlera e lojtarëve si Tresa dhe Sobouejll, sepse Tresa futet në linjat e mesme dhe ka driblim. Situata të tilla ndodhin në futboll, sepse janë lojtarë me cilësi të tilla që të prishin balancat.

Pavarësisht barazimit me një eurogol të Laçit, ne kishim një rast shumë të mirë me Denison, por dhe me Bardhin në vertikale. Nxitimi të sjellë gabim në pasin e fundit.

Duke pasur parasysh që edhe në situata të tilla duhet të kërkonim më shumë zotërimin e topit, duhet të kërkonim gjerësi dhe pasime në linjat anësore.

Kartonët? Më shqetësojnë, sepse në mënyrën si i marrim.

Ndoshta duhet të jemi më të qetë dhe të ruajmë ekuilibrat. Por mendoj se ishte fusha dhe loja e tillë.

Mendoj se duhet të rrisim frymën e grupit. Siç luajtëm fortë për të zëvendësuar Vilën, shpresoj që gjithë çunat të luajnë dhe me Skënderbeun e të mos ndihet mungesa e kartonëve”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat