Pioli: Mund të mundim këdo

Futboll

Pioli: Mund të mundim këdo

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:46
Stefano Pioli

Të dielën në 20:45 Milani do të sfidojë Monzën dhe nuk ka luksin të lërë pikë nëse dëshiron të përkundë shpresat e fundit për titullin.

Interi është shumë larg, por në konferencë për shtyp Stefano Pioli garanton se ai dhe skuadra e tij do të tentojnë deri sa matematika t’i mbajë në lojë.

Sa e ndërlikuar do të jetë kundër Monzës?

"Ata po kalojnë një moment ndoshta jo shumë të mirë, por ne kemi siguritë tona.

Mund të mundim këdo me kusht që të mos rehatohemi kurrë. 2024-ën e kemi nisur mirë.

Të dielën do të jetë e vështirë, por jemi mirë mendërisht dhe fizikisht e duhet të shfrytëzojmë", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat