Ndryshon situata e Karim Benzemas, mësohet arsyeja pse francezi nuk luajti në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ndryshon situata e Karim Benzemas, mësohet arsyeja pse francezi nuk luajti në Ligën e Kampionëve

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:09
Karim Benzema

Situata e Karim Benzemas te skuadra arabe Al Ittihad ka ndryshuar, por kësaj radhe për të mirë.

Prej disa javësh, marrëdhënia e tij me Al Ittihad dhe trajnerin Marcelo Gallardo po përkeqësohej dukshëm dhe madje gjatë afatit kalimtar dimëror flitej seriozisht për mundësinë që ai të ndryshojë skuadër.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Benzema u rikthye në klub ku qartësuar gjërat me trajnerin Gallardo dhe drejtuesit e klubit.

Marca thotë se këtë javë sulmuesi ka kryer seanca të mira stërvitore dhe ka mundur të flasë gjatë me trajnerin e tij. Marcelo Gallardo është shprehur i kënaqur dhe ish-lojtari i Real Madrid rikthehet në grup për të qenë pjesë aktive e skuadrës saudite.

Benzema nuk u grumbullua fare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Al Ittihad luajti në Uzbekistan përballë Navbahor Namangan (0-0).

Arsyeja pse francezi nuk u grumbullua për këtë takim ishte se ai nuk kishte stërvitur për një kohë të gjatë me klubin dhe bashkarisht u morr vendimi që ai mos të grumbullohej.

Gjithsesi ylli francez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Gallardo në sfidën e xhiros së 20-të kur Al Ittihad të dielën pasdite luan ndaj Al Riyadh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat