Ismajli titullar, Empoli barazon me Fiorentinën

Futboll

Ismajli titullar, Empoli barazon me Fiorentinën

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:55
Niang

Empoli ndali një pikë domethënëse në konak të vetin duke barazuar me rezultat 1:1 me Fiorentinën, në takimin e javës së 25-të në Serie A. 

Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, reprezentuesi i Shqipërisë, si zakonisht, ka luajtur nga minuta e parë duke dhënë kontribut të madh për këtë pikë të Empolit.

Beltran në minutën e 27-të shënoi për Fiorentinën dhe Niang  nga penalltia në atë të 56-tën për Empolin.

Fiorentina është në vend të shtatë me 38 pikë e Empoli në të 16-tin me 22 sosh por jo larg zonës së rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat