Skuadra shqiptare i merr pikë Buduçnostit, përforcon hapin për titull në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare i merr pikë Buduçnostit, përforcon hapin për titull në Mal të Zi

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Deçiqit AdmiralBet nga Tuzi ka treguar lojë të madhe duke marrë pikë në kryeqytetin malazez.

Buduçnosti i Podgoricës është ndarë baras (2:2) me Deçiqin, në derbin e javës së 20-të në elitën e futbollit malazez. 

Skuadra shqiptare ishte e para që kërcënoi në derbi me dy goditje brenda minutës kur Abdulsamed Abdullahi provoi nga distanca.

Provoi edhe Drashko Bozhoviq, pas së cilës portieri i Deçiqit, Igor Nikiq, ndaloi goditjen e vështirë të Ivan Bojoviqit në shtyllën e parë.

Skuadra nga Podgorca avancoi me rezultat 2:0 me golat e Milan Vukotiq (27’) e Gjorgje Despotoviq (45+2).

Kur të gjithë menduan se Deçiqi do të pësoi humbje, në 20 minuta e fundit këndellen dhe arritën që të barazojnë rezultatin.

Futbollisti Bojan Matiq ka shënuar në minutën e 70-të e 75-të.

Skuadra shqiptare i merr pikë Buduçnostit, përforcon hapin për titull në Mal të Zi.

Buduçnosti kryeson me 40 pikë e Deçiqi është në pozitën e dytë me 38 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat