Mbappe “ndihmon” Manchester City-n

Futboll

Mbappe “ndihmon” Manchester City-n

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 21:51
Kylian Mbappe

Në verë, tashmë duket pothuajse e sigurt, Kylian Mbappe do të nënshkruajë me Real Madridin. Një operacion që mund ta shtyjë Erling Haaland, yllin tjetër të futbollit evropian, të zgjasë përvojën e tij te Manchester City.

Këtë e raporton Mirror, sipas të cilit Haaland ishte i interesuar edhe për Real Madridin, por ardhja e Mbappe do të ndryshonte gjithçka, duke qenë se të dy e konsiderojnë veten rivalë për Topin e Artë dhe ndarja e dhomës së zhveshjes mund të jetë e dëmshme për të dy. .

Haaland aktualisht fiton 375,000 £ në javë, plus disa bonuse të cilat i mblodhi vitin e kaluar, pasi ka shënuar 52 gola në të gjitha garat.

Manchester City është gati të rrisë më tej pjesën fikse të pagës së qendërsulmuesit norvegjez, i cili para se të nënshkruajë rinovimin do të donte të dinte edhe planet e Pep Guardiolës, i lidhur me Qytetarët me kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat