Fetai në spital, ka pësuar një tronditje të vogël!

Futboll

Fetai në spital, ka pësuar një tronditje të vogël!

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 22:24
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti i Tikveshit nga Kavadari, Imran Fetai, sot ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes me Bregallnicën e Shtipit, pas së cilës është dërguar në spital.

Skuadra e Tikveshit, që garon në elitën e futbollit maqedonas, e ka konfirmuar edhe zyrtarisht gjendjen shëndetësore të mbrojtësit.

“Për sa i përket lëndimit të Imran Fetait në ndeshjen e sotme, ju njoftojmë se ai është në gjendje stabile me tronditje të lehtë të trurit, konstatuar nga tomografia kompjuterike e kryer në spitalin e Shtipit, ku po mbahet nën mbikëqyrje 24 orëshe nga ekipi mjekësor.

Shpresojmë që Imran të jetë gati për ndeshjen e radhës dhe i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Tikveshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat