Bundesliga 2 me më shumë spektatorë se sa elita gjermane

Futboll

Bundesliga 2 me më shumë spektatorë se sa elita gjermane

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga ndeshja

Një rekord historik është regjistruar në futbollin gjerman gjatë fundjavës që lamë pas.

Për herë të parë ndodhi që më shumë tifozë në stadiume pati në Bundesliga 2 sesa në Bundesliga!

Divizioni i dytë i futbollit ka ekipe me peshë në përbërje këtë sezon. Duke përfshirë edhe skuadra që kanë fituar titullin. Si Nurnberg, Shalke 04, Hamburg, Herta, Kaiserslautern, Hanover, Karlsrue apo Grojter Furt.

284,643 tifozë ndoqën nga shkallët e stadiumit 9 duelet e javës së 22-të në Bundesliga 2.

Ndërkohë që në nëntë sfidat e së nëntës javë në elitën e futbollit gjerman, ishin të pranishëm, vetëm 261,099! Numri më i ulët në Bundesligë që nga heqja e kufizimeve të koronavirusit.

Në ligën e dytë, shifra prej 284.643 tifozësh është tejkaluar dy herë në histori.

Dhe në të dyja herët gjatë këtë sezoni. Në ndeshjet e javës së 6-të (297.163) dhe në javën e 12-të (292.128).

Megjithatë, për sa i përket mesatares për ndeshje, Bundesliga sigurisht që qëndron më lart. 39.068 tifozë në elitë. Dhe 28.358 në ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat