Supersfida e Champions-it në Napoli

Futboll

Supersfida e Champions-it në Napoli

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:56
Joao Felix

Lajm i mirë për Xavi. Barcelona po përgatitet të përballet me Napolin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Sfida e parë do të luhet nesër në mbrëmje në “Maradona”, kthimi pas dy javësh në Katalonjë. Blaugranët do të duhet të konfirmojnë formën e tyre të mirë dhe të jenë me moral pozitiv pas suksesit 2-1 të së shtunës në mbrëmje në fushën e Celta Vigos.

Një ndeshje e rëndësishme për katalanasit, që do të përballen me axurrët e trajnerit të ri Calzona.

Po kështu do të duhet të përballen edhe me një tifozëri të zjarrtë napoletane, e gatshme për ta shtyrë skuadrën kampione italiane në një ndeshje vendimtare.

Trajneri i Barçës mund të buzëqeshë për dy rikthime shumë të mirëpritura. I pari është Sergi Roberto, i dyti i Joao Felix, të dy të disponueshëm për ndeshjen e nesërme në mbrëmje.

Dy lojtarët në fakt janë përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur, por ndjesia është se do të testohen në seancën e sotme stërvitore.

Pjesë e ekspeditës, që do të arrijë sot në kryeqytetin e Campanias, do të jenë edhe të rinjtë Pau Cubarsi, Hector Fort dhe Marc Guiu. Kjo është lista e plotë e lojtarëve katalanas, që u nisën për në Itali:

Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena, Astralaga.

Mbrojtës: Cancelo, Araujo, Martinez, Christensen, Sergi Roberto, Kounde, Cubarsì, Fort.

Mesfushorë: Pedri, Romeu, De Jong, Gundogan, Casadò, Fermin.

Sulmues: Lewandowski, Raphinha, Joao Felix, Vitor Roque, Yamal, Guiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat