Interesim për reprezentuesin portugez

Futboll

Interesim për reprezentuesin portugez

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Manchester City

Bernardo Silva zgjati muaj më parë kontratën me Man. Sitin, deri në verën e vitit 2026. Megjithatë mesfushori i avancuar portugez ka vendosur edhe një klauzolë largimi nga Man.

Siti dhe ajo klauzolë mund të thyhet në afatin kalimtar të verës. 29-vjeçari ka shtatë vite që është pjesë e Man. Sitit dhe ka vendosur të largohet në verën e këtij viti për të provuar një aventurë të re

Përkundër se është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, Bernardo Silva do të largohet nga kampion aktual i Evropës për ta vazhduar karrierën në Ligue 1.

Mediat në Angli dhe Francë kanë raportuar se PSZH do ta paguajë klauzolën e Bernardo Silvas e cila është 50 milionë funte (58 milionë euro) dhe do ta transferojnë atë në “Parc de Princes”.

Interesim për reprezentuesin portugez ka shfaqur edhe Barcelona, por katalunasit nuk janë në gjendje të paguajnë klauzolën e tij shkaku i problemeve financiare.

Silva këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat