Devolli pas debutimit: Morëm një gol që nuk duhej

Futboll

Devolli pas debutimit: Morëm një gol që nuk duhej

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Bledar Devolli

Kukësi nuk ia doli as në Kupë të fitojë, pasi u mposht 1-0 nga Partizani.

Goli i Gjelbrim Taipit do të vendoste në këtë sfidë. Një humbje në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, duke vështirësuar kështu rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Në stolin e verilindorëve debutoi edhe Bledar Devolli, e cili e nis aventurën e tij te Kukësi me humbje. Pas kësaj disfate trajneri i verilindorëve do të theksonte se:

“Humbja? Ndeshjen e nisëm mirë, [astaj për 10 minuta patëm pak probleme me 3shen e mesfushës, nuk ndanim dot kundërshtarët. Provuam shumë, por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë luajtëm më shumë me dëshirë se sa logjikë. Morëm një gol që nuk duhej, por mora një përgjigje pozitive nga skuadra.  Duhet të stërvitemi shumë për sfidën e ardhshme që është një “finale”.

A beson se Kukësi shpëton? Normal që besoj dhe kur punon në këtë profesion duhet të besosh. Unë e njoh ekipin, unë mendoj se i kemi “armët” dhe cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë.

Armët ku beson? Nga porta deri në sulm, i kemi mundësitë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj e me dëshirë.

Ofensiv? I kemi cilësitë, skuadra fizikisht është mirë dhe i kemi mundësitë të luajmë me present lart. Kemi alternativa për të freskuar ekipin për të luajtur ën këtë mënyrë loje. Dua të jetë skuadra më agresive kur kemi lojën.

Nervoz apo i mërzitur? Nuk jam nervoz, por më mërziti kjo kufja. (QESH). Mora sinjale të mria dhe do të punojmë më shumë për të përmirësuar gabimet.

Rashiti ka një “çështje”? Kemi nevojë për të gjithë. E presim edhe Rashitin pasi është lojtar cilësor. Ka një problem shëndetëson dhe ne kemi nevojë për të githë lojtarët që janë në kontratë me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat