Jamal: Qëndroj më shumë rrugëve sasa në shtëpi

Futboll

Jamal: Qëndroj më shumë rrugëve sasa në shtëpi

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:50
Lamine Jamal

Talenti i Barcelonës, Lamine Jamal, po kalon një moment të pabesueshëm në karrierën e tij.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera e kanë bërë atë që në moshën 16-vjeçare të jetë titullar në ekipin e parë të Barcelonës.

Anësori i ri, i cili ka thyer një numër të madh rekordesh për shkak të moshës së hershme, ka kujtuar fillimet e tij në një reportazh të realizuar nga platforma “Movistar”.

“Më kujtohet që kur isha katër vjeç dola në rrugë me shokët e mi, pikërisht përballë shtëpisë time ishte ‘Parku Rokafonda’.

Aty pashë babain tim dhe kushëririn tim të madh duke luajtur futboll.

Ishte momenti i parë në të cilën unë pashë një top dhe u dashurova me të.

Mendoj se kam kaluar më shumë kohë në park duke luajtur futboll, sesa në shtëpi. Sa herë që kam dalë, ka qenë për të luajtur futboll”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat