Halimi këput ligamentin e gjurit

Futboll

Halimi këput ligamentin e gjurit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 22:19
Betim Halimi

SC Gjilani përmes një komunikate ka konfirmuar se Betim Halimi ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Portieri shtatlartë pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, e zhvilluar më 16 shkurt.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, njofton SC  Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat