Një statistikë e çuditshme e Barcelonës

Futboll

Një statistikë e çuditshme e Barcelonës

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:33
Barcelona

Barcelona rikthehet sonte në mbrëmje në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve pas dy vitesh mungesë. Blaugranat nuk shkuan përtej fazës së grupeve në dy sezone radhazi, diçka që kishte ndodhur vetëm një herë në histori në edicionet 1997-1998 dhe 1998-1999.

Sonte në mbrëmje, katalanasit do të jenë të ftuar në një stadium që mban emrin e mitikut Diego Armando Maradona përballë një Napoli në krizë. Pikërisht në këtë përballje Barcelona shpreson të zgjidhë një llogari në pritje që ka zgjatur tetë vjet. Duhet të kthehemi në Champions League 2015-2016 për të gjetur në arkiva një fitore të Barcelonës në atë raund të Ligës së Kampioneve jashtë fushës së saj!

Me dy golat e Leo Mesit, asokohe skuadra e drejtuar nga Luis Enrike mundte Arsenalin (0-2). Barcelona fitonte dhe ndeshjen e dytë në “Camp Nou” 3-1, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

Por që atëherë, Barcelona nuk është kthyer kurrë me fitore nga transfertat në Champions në këtë fazë.

Pasi eliminuan Arsenalin, katër vitet e ardhshme katalanasit luajtën ndeshjen e parë në 1/8 e finaleve jashtë shtëpisë me një bilanc të përgjithshëm: një humbje (4- 0 në Paris në vitin 2017) dhe tre barazime (1-1 kundër Çelsit në 2018-ën, 0-0 në Lion në 2019-ën dhe 1-1 në Napoli në vitin 2020).

Megjithatë, në çdonjërin nga këto raste ata përfunduan gjithmonë duke vulosur kualifikimin falë efektit “Camp Nou”: 6-1 kundër PSG- së në një mbrëmje magjike, 3-0 kundër Çelsit, 5-1 kundër francezëve të Lionit dhe 3-1 kundër italianëve në stadium bosh për shkak të pandemisë përpara se të poshtërohej (2-8) nga Bajerni në Lisbonë në çerekfinalet me një ndeshje.

Sezonin pasardhës, në vitin 2021 pa “faktorin fushë” (Champions-i ndryshoi duke mos llogaritur më golin në fushën kundërshtare), në 1/8 e finaleve Barça nuk mundi të kualifikohej, duke u mundur në dy takime nga Liverpuli, 1-2 në Spanjë dhe 0-1 në Angli. Historia do të përsëritej edhe ndaj PSG-së, ku pas humbjes 1-4 në shtëpi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Paris.

Këto eliminime kundër Liverpulit dhe PSG-së janë dy nga tre të Barçës në fazën e 1/8 e Ligës së Kampionëve të këtij shekulli. Në fakt, nokauti i fundit i Barçës në Ligën e Kampioneve me ndeshjen e kthimit në shtëpi ishte në sezonin 1992- 1993 kundër CSKA-së së Moskës: 1-1 në Rusi dhe 2-3 në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat