Luton Town në sprovë

Futboll

Luton Town në sprovë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:38
Pamje nga një ndeshje

Premierliga nuk po ndalet as në mesjavë, ndonëse po luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë ishte radha e Manchester Cityt, i cili e mposhti Brentfordin 1:0 falë golit të Erling Haalandit.

Mirëpo, “Reds” e kanë mundësinë e shkëputjes në tabelë sonte.

Ekipi i Jurgen Kloppit do të jetë mikpritës i Luton Town, i cili e sheh veten në vendin e 18-të në tabelë, i rrezikuar për të rënë nga liga elitare angleze.

Të Kuqtë do të mundohen t’i mbajnë të tria pikët në “Anfield Road” për t’u shkëputur në katër pikë ndaj përcjellësit City dhe pesë pikë ndaj të tretit në tabelë, Arsenalit, por që do ta kishte një lojë më shumë të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Lutoni do ta kërkojë mrekullinë ndaj Mohamed Salahut me shokë.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Luton Toën do të luhet sonte nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat