Lajm i mirë për Piolin

Futboll

Lajm i mirë për Piolin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Pioli

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë të mirë.

Mbrojtësi i “kuqezinjve” Pierre Kalulu duket se ka kaluar plotësisht dëmtimin, ndërsa në seancën e fundit stërvitore u përgatit pjesërisht me grupin dhe po po bën përparime drejt rekuperimit të plotë.

Në ditët në vijim, mbrojtësi, i cili ka qenë jashtë fushës së blertë që nga 29 tetori, pas dëmtimit të marrë në ndeshjen kundër Napolit, do të tentojë të rikthehte tërësisht në stërvitje me shokët e skuadrës.

Kalulu pritet që së shpejti të zbresë edhe në ndeshjet e Milan-it, për ta ndihmuar skuadrën e tij pasi në repartin e mbrojtjes ka më shumë mungesa prej dëmtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat