Griezmann u dëmtua në “San Siro”

Futboll

Griezmann u dëmtua në “San Siro”

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:30
Atlletico

Antoine Griezmann mban në ankth Atleticon e Madridit dhe trajnerin Diego Simeone.

Një nga liderët dhe lojtarët më të mirë të skuadrës spanjolle, pësoi një lëndim në sfidën ndaj Interit.

“Colchoneros” u mposhtën 1-0 në “San Siro” në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League. Sfidë të cilën francezi e mbylli në minutën e 78’ për shkak dëmtimi.

32-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes sipas komunikatës së klubit, dëmtim që nuk mendohet të jetë shumë serioz.

Tek Atletico ka optimizëm në lidhje me rikuperimin e Griezmann për duelin e kthimit në “Wanda Metropolitana” (13 mars).

Gjendja e lojtarit ofensiv do të monitorohet me kujdes dhe në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave.

Gjatë këtij edicioni, Griezmann ka shënuar 18 gola në total në të gjithë kompeticionet. Ndërkohë që numëron edhe 7 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat