Nota për Amir Rrahmanin

Futboll

Nota për Amir Rrahmanin

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:17
Pamje nga ndeshja

Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Barcelonës në duelin e parë të vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Champions-it që përfundoi me shifrat 1-1. 

Shqiptari i Kosovës, ishte titullar teksa u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Vetëm 4 lojtarë në radhët e Napolit janë vlerësuar me notën më të lartë në këtë duel, bëhet fjalë për portierin Meret, mbrojtësin Olivera, mesfushorin Anguisa dhe autorin e golit Osimhen.  

Për sa i përket statistikave, Rrahmani regjistroi 90 % të pasimeve të sakta, si dhe fitoi 2 nga 3 duelet ajrore me kundërshtarët dhe 3 nga 5 duelet për sa i përket lojës me këmbë. Gjithashtu mbrojtësi shqiptari i Kosovës, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, spastroi 7 herë zonën e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat