Thuram do të mungojë në 3 ndeshje në Seria A

Futboll

Thuram do të mungojë në 3 ndeshje në Seria A

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:51
Markus Thuram

Lajme të mira për Interin dhe sulmuesin francez të zikaltërve, Markus Thuram.

Ky i fundit la në mes ndeshjen ndaj Atletikos së Madridit për shkak të një dëmtimi muskulor, duke shqetësuar jo pak Inzaghin dhe tifozerinë zikaltër, megjithatë alarmi është fikur shpejt.

Media italiane bën me dije se Thuram ka vetëm një tërheqje të lehtë dhe është ndalur në kohë për të mos rrrzikuar një dëmtim më të rëndë, ndaj edhe rikthimi në fushë pritet të ndodhë brenda dy javëve.

Turam pritet të qëndrojë dy javë pushim dhe më pas të rinisë stërvitjen, teksa është e sigurt mungesa e tij në tri ndeshje të kampionatit, ndaj Leçes, Atalantës dhe Xhenoas.

Sulmuesi francez do të rikthehet pasditen e 10 marsit për të marrë disa minuta në transfertën emiliane ndaj Bolonjës dhe për të qenë plotësisht gati për sfidën e kthimit ndaj Atletikos së Madridit, e planifikuar për më 13 mars në “Metropolitana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat