Xavi: Lewa dhe Pedri po luajnë më mirë

Futboll

Xavi: Lewa dhe Pedri po luajnë më mirë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:46
Lewandowski e Xavi

Xavi Hernandez ka mbetur i mahnitur me formën që po e shfaq Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka shkëlqyer në javët e fundit duke shënuar gola të rëndësishëm dhe mbrëmë ia siguroi një barazim gjigantit katalunas ndaj Napolit në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

E trajneri katalunas e ka dhënë një deklaratë befasuese në konferencë për shtyp duke insistuar se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e riktheu shkëlqimin mbi të gjitha pasi Xavi e zbuloi vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

“Ne e dominuam lojën dhe e merituam fitoren në këtë lojë.”

“Që kur e zbulova vendimin tim për t’u larguar, Lewandowski e ka bërë një hap të madh përpara dhe është në formë të mirë.”

“Ai ka shënuar gola mjaft të rëndësishëm në ndeshjet e fundit.”

“E njëjta gjë vlen edhe për Pedrin, i cili është në formë të mirë dhe e bëri një hap përpara që kur e tregova vendimin tim”, përfundoi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat