Vdes ish selektori i Zvicrës dhe Portugalisë

Futboll

Vdes ish selektori i Zvicrës dhe Portugalisë

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:14
Artur Jorge

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Artur Jorge, ish - selektori i kombëtares së Zvicrës (1995-1996) dhe Portugalisë (1996 - 1997).

Futbolli mban zi për trajnerin Artur Jorge. 

Siç raportojnë mediat portugeze, ish – selektori i Zvicrës ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Mbi të gjitha, Jorge mbahet mend nga dashamirët e futbollit zviceran për vendimin e tij për të mos i futur në Euro dy yjet e njohur të kombëtares, Adrian Knup dhe Alain Sutter. Jorge shkaktoi një stuhi të vërtetë indinjate.

Titulli i mediumi zviceran “Blick” në atëkohë ishte legjendar: "Tani, ai është i çmendur!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat