Klubet e mëdha europiane kërkojnë yllin e skuadrës

Futboll

Klubet e mëdha europiane kërkojnë yllin e skuadrës

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Adrien Rabiot

Juventus është në ankth pasi mund të humbasë mesfushorin e tyre dhe themelin e ekipit, Adrien Rabiot.

Kontrata e francezit është drejt skadimit dhe ai ende nuk ka pranuar të ulet e të bisedojë për rinovimin e saj.

Kështu, Juventus po merr tashmë parasysh edhe mundësinë për ta shitur për një shifër të konsiderueshme.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bayern Munich ka bërë hapin e parë duke kontaktuar agjentin e lojtarit, por nuk duhen nënvlerësuar edhe klubet angleze si Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat