Loftus Cheek: Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Kaka

Futboll

Loftus Cheek: Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Kaka

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:40
Loftus Cheek

Pak përpara se të futet në fushë në ndeshjen e Milanit ndaj Rennes, mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus Cheek foli për rrugën e klubit të tij në Europa League.

Cili është synimi juaj në Europa League?

“Në Champions League për pak arritëm në kualifikimin në raundin e 1/16.

Ne konkurruam në kushte të barabarta me ekipe shumë të mëdha. Por tani fokusi ynë është Europa League.

Ne e dimë se mund të shkojmë larg dhe shpresojmë ta bëjmë këtë.”

A keni ndjerë pak presion në debutimin tuaj në “San Siro”? Milani ka një traditë të madhe në mesfushë.

“Në futboll ka gjithmonë presion, por ne futbollistët jemi mësuar me të. Dhe kur luaj, përpiqem të argëtohem, të shijoj momentin. Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Kaka në fushë kur luante për Milanin.

Driblimet e tij ishin të jashtëzakonshme dhe ai ishte tepër i shpejtë. Kaka vallëzonte me topin”, është shprehur ndër të tjera Loftus Cheek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat