Luuk de Jong: Nuk mund ta zëvendësoja Messin

Futboll

Luuk de Jong: Nuk mund ta zëvendësoja Messin

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:58
Luuk de Jong

Pothuajse 600 ndeshje dhe më shumë se 250 gola në karrierën e tij janë nje kartvizitë e bukur por për të luajtur në një nga klubet më të mëdha në botë duhet më shumë.

Këtë e di mirë Luuk de Jong, i cili foli për përvojën e tij me Barcelonën në sezonin 2021/22, atë në të cilin Lionel Messi u largua nga skuadra Blaugrana për t’u transferuar në Paris pas një telenovele të gjatë.

Sulmuesi i PSV Eindhoven kujtoi ato ditë plot tension: “Ishte e çuditshme.

Sigurisht që ata nuk më nënshkruan si zëvendësues të tij, sepse askush nuk mund të zëvendësojë një lojtar të tillë.

Por është e vërtetë që unë e kam zënë dollapin e tij në dhomën e zhveshjes.” tha ai për The Guardian.

De Jong, i cili shënoi 7 gola në 29 paraqitje atë sezon, shpjegoi gjithashtu se kishte një moment kur tifozët e Barçës i vlerësuan vërtet cilësitë e tij: “Unë shënova disa gola të rëndësishëm, shumica prej tyre me kokë.

Ishte një moment kur Camp Nou këndoi emrin tim. kur bënim kënde apo goditje të lira.

Nuk ka asgjë më të bukur, është diçka për të cilën jam shumë krenare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat