Nuk ka pësuar gol në 21 ndeshje këtë sezon

Futboll

Nuk ka pësuar gol në 21 ndeshje këtë sezon

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:09
Pamje nga ndeshja

Yann Sommer po kalon një sezon fantastik tek Interi, duke qenë një nga pikat e referimit.

Portieri zviceran, në vitin e tij të parë, po shkëlqen me pritje fantastike dhe është një nga më kontribuesit që Interi kryeson në kampionat dhe është në fazën e eliminimit direkt në Champions League.

Ndaj Atleticos, në fitoren e Interit 1-0, ai mbajti sërish portën e paprekur dhe ishte hera e 21-të këtë edicion që e bën një gjë të tillë.

“Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes.

Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.

Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.

Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani.

Sommer ka zhvilluar 32 ndeshje me Interin në të gjitha kompeticionet, duke pësuar vetëm 14 gola, ndërsa në 21 ndeshje të tjera e ka mbajtur portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat