Simeone në ankth për Griezmannin

Futboll

Simeone në ankth për Griezmannin

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:26
Antoine Griezmann

Tek Atletico Madrid po “lëpijnë plagët” e tyre pas humbjes në “San Siro” ndaj Inter, ndërkohë që pas tre javësh do të luajnë sfidën e kthimit në “Wanda Metropolitano”. Te “colchoneros” janë të shqetësuar për gjendjen e Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 78-të për shkak të një problemi me kyçin e këmbës së djathtë. Ai kishte dhimbjeje në fytyrë, duke mbajtur kyçin e këmbës dhe më pas vendosi akull në pjesën e dëmtuar.

Griezmann iu nënshtrua testeve të cilat e diagnostikuan atë me “një ndrydhje të moderuar të kyçit të këmbës”, sipas raportit zyrtar të lëshuar nga Atletico, i cili nuk komentoi kohën e rikuperimit. Klubi po monitoron me shumë kujdes gjendjen e lojtarit.

Në fund të ndeshjes Simeone nuk u duk veçanërisht i mërzitur nga gjendja e yllit të tij. “Shpresoj të mos jetë ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por nuk do të rrezikojmë”, janë fjalët e trajnerin Simeone. Pritet që francezi të jetë në stol këtë fundjavë, në mënyrë që të rikuperojë nga dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat