Spikatin Ajax – Aston Villa dhe Dinamo Zagreb – PAOK

Futboll

Spikatin Ajax – Aston Villa dhe Dinamo Zagreb – PAOK

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:45
Pamje nga shorti

Nuk munguan përplasjet e mëdha edhe shortin e fazës së 1/8-ave të Conference League-s.

Kështu Ajaxi i Amsterdamit do të jetë përballë ekipit anglez të Aston Villas, ndërsa Dinamo e Zabrebit do të përballet me PAOK.

Një derbi i zjarrtë ballkanas, që mund të provokojë trazira dhe përplasje mes tifozëve.

Më fat në short Firontina, që goglat i rezervuan si kundërshtar Maccabi Haifan, ndërsa Olimpiakosi do të përplaset me Maccabi Tel Avivin.

Takimet luhen me 7 mars dhe 14 mars..

Çiftet e fazës 1/8 të Europa League

Servette – Viktoria Plzeň

Ajax – Aston Villa

Molde – Club Brugge

Union SG – Fenerbahçe

Dinamo Zagreb – PAOK

Sturm Graz – LOSC Lille

Maccabi Haifa – Fiorentina

Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat