Italia zhvendos miqësoren me Bosnjen

Futboll

Italia zhvendos miqësoren me Bosnjen

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Katër miqësore ka programuar Italia në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Të kaltrit janë pjesë e grupit B në Gjermani 2024, me rivalë si Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Katër herë kampionët e botës do të luajnë takimin e parë në Europian përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Në datën 15 qershor (21:00), në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Miqësoret nisin në datën 21 mars përballë Venezuelës. Tri ditë më vonë do të zhvillohet sfida me Ekuadorin.

Më pas dy përballje në qershor: përballë Turqisë (4) dhe Bosnjës.

Pikërisht dueli i fundit miqësore kundër Bosnjës është zhvendosur nga data 8 në 9 qershor. Në stadiumin “Carlo Castellani” të Empolit (20:45).

Dhe të nesërmen e 10 qershorit, kombëtarja italiane do të niset për në Gjermani. Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar në Euro 2024 në datën 7 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat