​Audero pritet të jetë titullar për Interin kundër Lecces: Pse është në dyshime Sommer?

Futboll

​Audero pritet të jetë titullar për Interin kundër Lecces: Pse është në dyshime Sommer?

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:52
Sommer

Emil Audero është i gatshëm që ta zëvendësoj Yan Sommer në portën e Interit kundër Lecces të dielën, pasi që portieri zviceran ka një grip dhe nuk ka stërvitur sot me skuadrën.

“FCInter190” bën të ditur se Sommer nuk stërviti me shokët e tij të skuadrës sot për shkak të një gripi.

Si pasojë e kësaj, Sommer mund të pushojë kundër Lecces të dielën, dhe të zëvendësohet nga opsioni i dytë i “Nerazzurëve”, Audero.

Pas ndeshjes me Leccen, Interi do të presë Atalantan në “San Siro” në një ndeshje të riplanifikuar nga java e 21-të dhe thuhet se Simone Inzaghi synon të pushojë Sommerin për ndeshjen kundër Atalantas.

Sommer, 35 vjeç, iu bashkua Interit nga Bayern Munich verën e kaluar dhe ka pasur një sezon mbresëlënës deri tani, duke mbajtur 21 herë portën e paprekur në 32 ndeshje dhe duke pranuar vetëm 14 gola në të gjitha garat.

Audero gjithashtu u transferua te Interi në verën e vitit 2023, duke kompletuar një transferim të lirë nga Sampdoria.

27-vjeçari ka bërë dy paraqitje me “Nerazzurrët” këtë sezon, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Italisë, kështu që ai mund të bëjë debutimin e tij me Interin në Serie A këtë fundjavë që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat