Arsenali nis sulmin për adoleshentin e Juventusit

Futboll

Arsenali nis sulmin për adoleshentin e Juventusit

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 17:57
Pamje nga një ndeshje

Një lajm i bujshëm vjen nga Turqia në lidhje me merkaton verore të Arsenalit. Drejtuesit e Gunners kanë piketuar Kenan Yildiz si përforcimin e duhur për sulmin.

18-vjeçari është një nga risitë më të bukura në Serie A këtë sezon, ku debutoi me Juventusin. Dhe deri tani numëron 3 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.

Arsenali po përgatit një ofertë prej 40 mln eurosh për kartonin e adoleshentit të lindur në Gjermani.

Për të siguruar kartonin e të cilit nuk do të jetë një mision i thjeshtë.

Pasi edhe Liverpooli e Borussia Dortmund kanë shprehur interesim konkret për sulmuesin e talentuar të Juventusit.

Yildiz debutoi me kombëtaren e Turqisë gjatë tetorit të vitit të kaluar. Deri tani numëron 3 ndeshje dhe 1 gol me skuadrën e drejtuar nga Montella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat