Tuchel thotë se do të mundohet të bëjë mirë në ndeshjet e mbetura

Futboll

Tuchel thotë se do të mundohet të bëjë mirë në ndeshjet e mbetura

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 22:09
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka thënë se nuk do të kursejë aftësitë e tij për ndeshjet e mbetura si trajner te Bayern Munich, duke u shprehur se do të japë gjithçka për një performancë sa më të mirë.

Aktualisht Bayern gjendet në vendin e dytë në tabelën e Bundesliga të kryesuar nga Bayer Leverkusen. Së fundmi skuadra është mposhtur nga Bayer Leverkusen, Lazio dhe Bochum. 

Pas dështimit për ta rivendosur skuadrën në binarë, trajneri i njohur në fund të sezonit do të largohet nga "bavarezët" .

"Menaxhmenti e di analizën time, e cila është gjithashtu shumë autokritike, por definitivisht nuk është një analizë për publikun. Nuk mendoj se jam problemi i vetëm, por kam përgjegjësi. Nuk e kam pasur kurrë ndjenjën se ka një problem të madh, por ka një mospërputhje të dukshme midis mënyrës se si stërvitemi dhe mënyrës se si po luajmë", ka thënë trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat