Trajneri i skuadrës çeke për shqiptarin: Ai ishte çelësi i fitores

Futboll

Trajneri i skuadrës çeke për shqiptarin: Ai ishte çelësi i fitores

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:34
Brian Priske

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci ishte një nga pikat kyçe në fitoren që Sparta e Pragës arriti përballë Galatasaray me rezultatin 4:1.

Tuci ishte autor i një goli dhe gjithashtu asistoi në një tjetër.

Trajneri i çekëve, Brian Priske nuk i kursen aspak elozhet për 23-vjeçarin, duke e quajtur atë si çelësin e rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen e Europa League.

“Tuci më bën shumë të lumtur. Ai meriton të lavdërohet. Ka një mentalitet të shkëlqyer.

Më tha se do të pranonte çdo rol, që ai do ta niste ashtu siç dua unë. I duhen vetëm 5 ose 10 minuta për të qenë gati.

Paraqitja e të enjtes ishte çelësi i rezultatit”, është shpreh Brian Priske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat