Laporta: Mund ta fitojmë Championsin

Futboll

Laporta: Mund ta fitojmë Championsin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Laporta

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta beson se mund ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Blaugranat kanë pak gjasa të jenë në gjendje të luftojë për titull në La Liga me Real Madridin që kryeson ligën me tetë pikë epërsi ndaj rivalëve të tyre në El Clasico.

Pa Kupën e Mbretit për të konkurruar, fokusi i Barcelonës është në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe vetë garën e vitit 2024.

Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë të 1/8-tës kundër Napolit ishte një rezultat solid për skuadrën e Xavi Hernandez dhe ata janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.

“Nuk po e hedhim poshtë peshqirin, pra te dorezohemi.

Ne do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për La Ligën”, ka thënë fillimisht Laporta për Mundo Deportivo.

“Çdo gjë është e mundur. Barça na ka vetëm ne si tifozë të Barcelonës. Forca jonë vjen nga identiteti ynë”.

“Dua që tifozët të jenë në krah të ekipit, trajnerit dhe lojtarëve tanë më shumë se kurrë. Nëse ata shohin që ju nuk dorëzoheni kurrë, as ata nuk do të dorëzohen”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat