Keidi Bare jep asist në përmbysjen spektakolare të Espanyolit

Futboll

Keidi Bare jep asist në përmbysjen spektakolare të Espanyolit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:42
Keidi Bare

Espanyol ka mposhtur Eibarin në një duel të drejtpërdrejtë për vendin e dytë në La Liga 2.

Një fitore mjaft emocionuese për bardhekaltrit, e cila erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes. Eibari ishte duke udhëhequr deri në minutën e 97 të takimit, por më pas ndodhi përmbysja spektakolare e Espanjolit.

Keidi Bare dha një pasim për Sanchezin në minutën e 97 dhe ky i fundit e ndali topin në rrjetë.

Vetëm 2 minuta më vonë Lazoja i ktheu shifrat në favorin e Espanyolit.

Në fundi bardhekaltrit fituan me shifrat 2:3 dhe i rrëmbyen Eibarit vendin e dytë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat