Kristjan Asllani mund të luajë nga minuta e parë

Futboll

Kristjan Asllani mund të luajë nga minuta e parë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Jan Zomer është me grip dhe rrezikon sfidën e ditës së sotme kundër Leçes.

Portieri i Interit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe situata e tij do të vëzhgohet hap pas hapi deri në momentin kur trajneri Inzagi do të vendosë për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës.

Nëse ai nuk ia del, atëherë do të luajë si titullar Audero.

Ndërkohë që Bisek pritet të jetë përkrah De Vrajit dhe Bastonit, ndërsa ndryshime priten edhe në mesfushë.

Kristjan Asllani mund të luajë nga minuta e parë përkrah Fratezit dhe Barelës, ndërkohë që nga e majta e mbrojtjes do të aktivizohet Karlos Augusto.

Lajmi tjetër lidhet me repartin e sulmit, ku Aleksiz Sançez ka arritur të fitojë terren dhe po parakalon në hierarki sulmuesin Arnautoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat