Deco qetëson tifozerinë

Futboll

Deco qetëson tifozerinë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Pamje nga një ndeshje

Dy lojtarët që janë përfolur për një largim nga Katalunia, janë qendërmbrojtësi Ronald Arauho dhe mesfushori holandez Frenki de Jong.

Skuadrat më të mëdha evropiane janë vënë pas dy yjeve të Barcelonës, por drejtori sportiv i katalunasve, Deco, ka thënë se ata duan t’i mbajnë më të mirët dhe nuk do ta lejojnë largimin e tyre.

“Asgjë nuk do të ndodhë me Arauhon dhe De Jong. Ata kanë një kontratë dhe ne duam të mbajmë më të mirët dhe ata janë më të mirët. De Jong dhe Arauho janë futbollistë të sotëm dhe të ardhshëm.

Janë lojtarë që kanë fituar të drejtën për të qenë në Barça dhe që kanë fituar respektin e tifozëve dhe klubit.

Ne duam të vazhdojmë të llogarisim tek ata. ADN-ja e Barçës ka qenë gjithmonë të ketë futbollistë të nivelit më të lartë. Stili është përpjekur gjithmonë të ruhet. Është diçka që nuk mund të kontestohet”, tha Deco.

Arauho është lidhur me një kalim të mundshëm te Bajern Munih, derisa për De Jong interesim kanë shfaqur skuadrat angleze si Man. Junajted, Man. Siti, Çellsi dhe Liverpull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat