Çlirim Kashtanjeva debuton me dy gola, Kosova e Dusseldorfit lider i ri

Futboll

Çlirim Kashtanjeva debuton me dy gola, Kosova e Dusseldorfit lider i ri

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:25
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Germania Ratingen ll.

Futbollisti Çlirim Kashjtanjeva ka debutuar me dy gola në fanellën e ekipit kuqezi.

Kosova është lider i ri me 51 pikë, duke lënë pas SG Benrath-Hassels e TSV Eller 04 me nga 49 pikë pas javës së 20-të në Bezirksliga.

“+3 pikë për ekipin tonë.

Klubi ynë merr tre pikët e radhës në ndeshjen kundër Germania Ratingen ll me golat e shënuar nga Max Stellmach (43’) dhe me dy gola dhe asistim në ndeshjen e parë për ekipin tonë debutoi përforcimi ynë i ri Çlirim Kashtanjeva (54’ 75’).

Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi të dielen tjetër ku presim në shtëpi TSV Urdenbach”, njofton FC Kosova.

Renditja 

1. FC Kosova    20    51
2. SG Benrath-Hassels        20    49
3. TSV Eller 04    20    49
4. DJK Gnadental    20    48
5. GSG Duisburg        20    33

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat