Notat dhe statistikat e dyshes shqiptare Asllani-Ramadani

Futboll

Notat dhe statistikat e dyshes shqiptare Asllani-Ramadani

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 21:50
Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani

Lecce dhe Interi u përballën së bashku mbrëmjen e sotme në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A që u fitua nga zikaltrit me rezultatin 0:4.  

Titullarë në këtë përballje speciale, ishin dhe dy mesfushorët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. 

Mesfushori i Interi u bë protagonist në minutën e 15-të, duke asistuar për golin e parë të shënuar nga Lautaro.  

Asllani qëndroi në fushë 55 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.7, ndërkohë që në krahun tjetër, Ramadani u aktivizua 79 minuta, teksa më pas i la vendin shqiptarit tjetër Medon Berisha.  

Për sa i përket statistikave, vlen të theksohet fakti se Asllani nga 43 regjistroi vetëm 2 pasime jo të sakta, teksa krijoi dhe një shan të madh shënimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat