Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës

Futboll

Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 17:41
Sir Jim Ratcliffe

Aksionari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, dëshiron që të shesë të paktën dhjetë lojtarë si pjesë e një rinovimi të madh të ekipit.

Shefi i INEOS tashmë edhe zyrtarisht është në krye të operacioneve të futbollit në “Old Trafford” pasi blerja e 25 për qind të aksioneve u aprovua. Ratcliffe nuk ka humbur shumë kohë për të kthyer rendin në ekip dhe tashmë ka bërë plan shitjen e dhjetë lojtarëve.

Ratcliffe tashmë e ka paralajmëruar Unitedin se ata nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të qenë të sigurt se nuk do të thyejnë rregullat financiare të Ligës Premier. Si rezultat, ai po synon t’i largoj nga “Old Trafford” lojtarët me performanca të dobëta.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, lojtarët të cilëve iu skadon kontrata në verë tashmë është e konfirmuar se do të largohen, këtu përfshihen emra si Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Facundo Pellistri.

Casemiro gjithashtu mund të lejohet që të largohet pas interesimit nga Arabia Saudite. “Djajtë e Kuq” do të shpresojnë se do të përfitojnë një shumë të konsiderueshme parash pas shitjeve që do bëjnë.

Lojtarët me performanca të dobëta si Jadon Sancho dhe Antony gjitashtu mund të largohen, ani pse e ardhmja e Sanchos mund të varet nga qëndrimi i Erik Ten Hag në ekip.

Mason Greenwood gjithashtu mund të shitet pasi ka kaluar sezonin aktual si huazim në Spanjë tek Getafe. Reprezentuesi anglez mund të mbetet në La Liga pas interesimit nga klube si Barcelona dhe Atletico Madrid.

Yjet e tjerë që janë në huazim si Hannibal Mejbri, Alvaro Fernandez dhe Donny Van De Beek gjithashtu pritet që të largohen në mënyrë të përhershme nga ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat