Tomasson merr drejtimin e Suedisë

Futboll

Tomasson merr drejtimin e Suedisë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 06:28
Jon Dahl Tomasson

Jon Dahl Tomasson është emëruar trajner i Kombëtares së Suedisë në futboll.

Suedia së fundmi kishte dështuar të kualifikohej në Euro 2024.

Tomasson, i cili është lindur në Kopenhagen, ka shprehur entuziazmin për këtë sfidë të re.

"Mezi pres të filloj këtë punë të madhe dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi. Dhe të mendoj, të flas dhe të ëndërroj verdheblu”, ka thënë ai.

Danezi ka luajtur te klube të njohura si Heerenveen, Newcastle, Feyenoord, Milan, Stuttgart dhe Villarreal. Ai gjithashtu ka 110 paraqitje dhe pesëdhjetë e dy gola për kombëtaren daneze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat