Në telashe para Napolit

Futboll

Në telashe para Napolit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Allegri

Juventusi mori një fitore me vuajtje ndaj Frosinones, duke shënuar vetëm në shtesë golin me vlerë 3-pikëshe, teksa kostoja ka qenë mjaft e lartë për bardhezinjtë e Allegrit.

Kjo pasi mesfushorët Adrien Rabiot dhe Weston McKennie kanë mbetur të dëmtuar dhe do të mungojnë për të paktën dy javë.

Në këto kushte, Allegri do të përballet me një emergjencë në mesin e fushës për transfertën e të dielës në mbrëmje ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Tekniku bardhezi do të duhet të modifikojë mesfushën, duke rikthyer Mirettin në formacion, i cili nuk ka bindur sa herë që i është dhënë mundësia, por edhe Nicolusi Caviglian, i cili mund të rreshtohet para mbrojtjes, për të spostuar Locatellin në krah.

Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që Allegri të ndërrojë skemë, për të shkuar te një 4-2-3-1, në mënyrë që të përdorë lojtarë të tjerë për të kompensuar mungesën e mesfushorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat