Napoli katastrofë në udhëtim

Futboll

Napoli katastrofë në udhëtim

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:08
Victor Osimhen

Goli i Victor Osimhen kundër Cagliarit ishte i pari i shënuar nga Napoli larg Maradonës në vitin e ri 2024: ndonëse ai gol nuk solli fitoren e pare në transfertë. Mes shumë arsyeve të krizës së pafund të kampionëve në fuqi të Italisë, është edhe përkeqësimi i rendimentit sulmues larg Napolit.

Napoli ka koleksionuar 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje në vitin 2024.

Skuadra nuk ishte në gjendje të ndryshonte rrjedhën e muajve të fundit të vitit 2023, përkundrazi e përkeqësoi situatën. Kolapsi ka të bëjë kryesisht me një aspekt në veçanti...

Nëse në pjesën e parë të sezonit Napoli vuajti shumë në shtëpi, ndërsa në vitin e ri kampionët e Italisë nuk mund të imponohen larg Maradonës. 2 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm një gol i shënuar. Napoli ka shifrat më të këqija jashtë fushe në kampionat përsa i përket fazës sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat