Kryeqytetasit duken të rilindur

Futboll

Kryeqytetasit duken të rilindur

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:57
Roma

Roma koleksionoi fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A teksa mposhti në Olimpico, Torinon me shifrat 3-2. Heroi i verdhekuqve ishte Paulo Dybala me argjentinasin që realizoi një tregolësh.

Kryeqytetasit duken tashmë të rilindur me trajnerin Daniele De Rossi, i cili pas fitores nuk e fshehu gëzimin për suksesin me Torinon. De Rossi theksoi se ai ende emocionohet si një fëmijë për Romën (klubin ku kaluar të gjithë karrierën), ndërsa zbuloi edhe festën me Dybalën.

“Domethënia e përqafimit me Dybalën? Nuk e di erdhi natyrshëm, ai shënoi gol dhe u afrua tek unë.

E kisha nisur festën që në momëntin që Dybala mori topin, iu thashë të gjithëve se do të shënonte.

Unë ende emocionohem si një fëmijë.

Për mua marrëdhënia me lojtarët është shumë e rëndësishme pavarësisht emrit që ata kanë.

Raporti me këta djem është ai që mëmban gjallë dhe që më bën të vazhdojë në këtë profesion. Më motivon që të zgjohem çdo mëngjes dhe të punoj shumë”, u shpreh De Rossi.

Roma, aktualisht renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë, katër pikë pas Bolognas që mban vendin e katërt dhe që është synimi kryesor i verdhekuqve këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat