Selektori i ri i Suedisë: Pres me padurim ta nis këtë mision të madh

Futboll

Selektori i ri i Suedisë: Pres me padurim ta nis këtë mision të madh

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:28
Jon Dahl Tomasson

Federata suedeze e futbollit ka zyrtarizuar këtë të hënë trajnerin e ri të kombëtares së tyre.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Jon Dahl Tomasson, i cili hyn në histori si i pari josuedez që merr “timonin” e përfaqësueses nordike.

Danezi, i njohur nga opinioni sportiv kryesisht si ish-sulmuesi i Milanit, ishte larguar në fillim të muajit shkurt nga Blackburn Rovers dhe ka firmosur tashmë një kontratë të vlefshme me kombëtaren e Suedisë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2026.

“Pres me padurim ta nis këtë mision të madh dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe, natyrisht, gazetarët e Suedisë.

Dua të jem në gjendje të mendoj, të flas dhe të ëndërroj si verdheblu”, tha trajneri i ri i Suedisë në prezantimin e tij.

Joh Dahl Tomasson pritet të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë, në Solna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat