Katër muaj pa fitore në kampionat, Kukësi nuk fiton prej 15 ndeshjesh

Futboll

Katër muaj pa fitore në kampionat, Kukësi nuk fiton prej 15 ndeshjesh

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:34
Katër muaj pa fitore në kampionat, Kukësi nuk fiton prej 15 ndeshjesh

Kukësi nuk fiton prej plot 123 ditësh në kampionat, ose e thënë më saktë që prej 27 tetorit të vitit të shkuar, pra 4 muaj më parë.

15 ndeshje pa fitore, 7 humbje radhazi bëjnë që Kukësi të jetë me një këmbë në Kategorinë e Parë. Pas më shumë se një dekade verilindorët janë drejt rrugës për në nivelin e dytë të futbollit shqiptar dhe misioni mbijetesë pritet që të jetë shumë i vështirë.

Verilindorët humbën dy përballjet e fundit me dy kundërshtarë direkt, teksa u mundën nga Teuta dhe nga Erzeni, rezultate që i minimizojnë akoma dhe më shumë shanset e kuksianëve për të qëndruar në elitë. Verilindorët janë 11 pikë pas Laçit që ndodhet në zonën e shpëtimit, ndërsa kanë grumbulluar 7 pikë më pak se Erzeni i zonës Play-Off.

Kalendari nuk do të jetë i lehtë për Kukësin që do të ndeshjet me Partizanin në fundjavë e më pas do të takohet me Laçin për të mbyllur fazën e tretë. Situatë kritike e Kukësit, që edhe pse në ndeshje të caktuara ka krijuar raste e volum loje nuk ka arritur që të marrë rezultet, ato çka janë më të rëndësishme dhe tani e sheh veten në një moment kritik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat