Edhe Tite e braktis Dani Alves

Futboll

Edhe Tite e braktis Dani Alves

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:51
Tite

Dënimi me 4 vite e 6 muaj për ish-mbrojtësin brazilian, Dani Alves, pas akuzave për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje në Barcelonë, po bën bujë dhe po krijon debate.

Gjithashtu dhe mbi të gjitha në Brazil.

Për këtë temë foli edhe Tite, ish-trajneri i “Selecaos” dhe tani kreu i stolit të Flamengos.

Më poshtë janë disa nga deklaratat e tij të raportuara nga gazeta katalanase “Sport”:

“Unë e kuptoj pyetjen, por nuk mund të shpreh një gjykim pa ditur faktet dhe pa pasur informacion të vërtetë mbi këtë temë.

Çdo gabim duhet të ndëshkohet, por nuk jam unë ai kam të drejtën të gjykoj. Duhet të kem kujdes se çfarë them, megjithatë mendoj se kushdo që gabon duhet të ndëshkohet.

Kështu më ka mësuar babai im, të paktën”.

Tite vazhdon dhe përfundon, ende mbi temën e Dani Alves: “Në një fazë të karrierës së tij ka punuar me mua, por ka shumë etapa të tjera që nuk i di dhe nuk mund t’i gjykoj.

Mbaj mend që më 2019 ka pasur një problem Neymar, nga 24 pyetjet e marra, më duhej t’iu përgjigjesha 18 prejt tyre për situatën e tij.

Edhe atëherë thashë të njëjtat gjëra si tani; se nuk kisha njohuri të hollësishme për këtë çështje, por se gabimet duhet të ndëshkohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat