​Nkunku lëndohet sërish

Futboll

​Nkunku lëndohet sërish

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:53
​Nkunku lëndohet sërish

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e konfirmoi se sulmuesi Christopher Nkunku ka pësuar një tjetër lëndim.

Që prej se iu bashkua Chelseat, Nkunku ka munguar plot 176 ditë si pasojë e lëndimeve.

Pochettino e konfirmoi lëndimin e Nkunku, teksa tha se nuk e di se si u dëmtua ylli francez, ndërsa në fund e zbuloi edhe kohën që do të mungoj ai.

Dëgjuam dje se Christopher Nkunku u lëndua, por ne nuk e dimë se si ai u lëndua. Ai i është nënshtruar testeve mjekësore. Momentalisht, ai mund të jetë jashtë fushave për tri deri në katër javë, shpresoj që jo më shumë. Është e vështirë për Chris, pasi ai po bënte shumë mirë në parasezonale, para se të dëmtonte gjurin. Mbetet të shihet”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat