Testi i radhës për Muçin është derbi me Galatasaray-in

Futboll

Testi i radhës për Muçin është derbi me Galatasaray-in

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:22
Ernest Muçi

Ernest Muçi shënoi golin e parë në ndeshjen e tretë me Beshiktashin.

Blerja më e shtrenjtë në historinë e gjigandëve turq, luajti dy ndeshjet e fundit si numër 10, një pozicion që lojtari i Kombëtares e njeh mjaft mirë.

Kanë mjaftuar vetëm 266 minuta dhe Ernesti i ka bërë për vete të gjithë në Turqi me lëvizjet dhe lojën e tij në fushë. Fantazisti ka fituar jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të krerëve të klubit, përfshirë edhe trajnerin.

Testi i radhës për Muçin do të jetë derbi i Stambollit, ku Beshiktashi do të ketë përballë Gallatasarajin, që është në garë të fortë për titullin kampion. Ecuria e Muçit është tepër e rëndësishme edhe për ekipin kombëtar, ku miqësoret e muajit mars po afrohen dhe pse jo të kërkojë më shumë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat